Make your own free website on Tripod.com

LĖNDĖT MĖSIMORE DHE PLANPROGRAMET

BALLINA
PROFESORĖT
LĖNDĖT MĖSIMORE
VLERĖSIMI
PUNA SHKENCORE
SHKENCAT E SAKTA
NDĖR-LIDHJET
KONTAKTET

UDHĖZIM PĖR KUJDESTARIN E KLASĖS

1.    Kujdestari I klasės e ka pėr obligim ti kryej tė gjitha punėt administrative nė ditarin e klasės dhe nė librin e amzės qė ai e udhėheq.

2.    Kujdestari i klasės ka obligim tė mbajė ēdo javė nga njė orė kujdestarie me nxėnėsit e vet.

3.    Kujdestari i klasės duhet ti mbajė sė paku 4 mbledhje me prindėr gjatė njė viti shkollor.

4.    Kujdestari i klasės duhet qė sa mė shpesh tė mbajė takime tė veēanta me prindėr, dhe ti  informojė ata me suksesin dhe sjelljet e fėmijėve tė tyre, e sidomos prindėrit e atyre nxėnėsve qė nuk janė tė angazhuar sa duhet nė mėsime, nuk sillen mirė, mungojnė pa arsye, braktisin shpesh mėsimin, pinė duhan, etj.

5.    Kujdestari i klasės, nė fillim tė vitit shkollor duhet ti njoftoj nxėnėsit me rregullat dhe me obligimet  e tjera qė kanė nxėnėsit, si dhe pasojat qė mund tė kenė nėse nuk respektojnė ato.

6.    Kur njė nxėnės i bėn 5 mungesa tė paarsyeshme, kujdestari duhet ta njoftojė prindin e tij, dhe ti bėj vėrejtje me shkrim nxėnėsit nė ditar.

7.    Nėse nxėnėsi e rrit numrin e mungesave tė paarsyeshme, atėherė duhet tė shtohen edhe masat ndėshkuese ndaj tij.

8.    Pėr 8 deri nė 24 mungesa tė paarsyeshme, nxėnėsit i zbritet nota e sjelljes nga ‘’shembullore’’ nė ‘’e mirė’’. Pėr kėtė masė ndėshkimore, kujdestari duhet ta lajmėroj drejtorin me shkrim dhe prindin me shkrim apo me telefon.

9.    Prej 25 mungesave e deri nė 35 mungesa, nxėnėsit i zbritet nota nga ‘’e mirė’’ nė ‘’jo e mirė’’. Edhe pėr kėtė masė kujdestari duhet ta lajmėroj drejtorin me shkrim dhe prindin me shkrim.

10. Pėr mė tepėr se 35 mungesa tė paarsyeshme, nxėnėsi i nivelit tė arsimit tė mesėm tė lartė siq janė fėmijėt tuaj, pėrjashtohet nga shkolla, pėr njė vit shkollor. Pėr kėtė masė qė merret, kujdestari duhet ta njoftoj prindin me shkrim dhe ti tregoj tė drejtat e tij nė rast ankese.

11. Kujdestari i klasės mund ti arsyetoj mungesat e nxėnėsve tė tij vetėm nė bazė tė dėshmive me shkrim tė sjella nga prindi (si dėshmi mjeku, apo institucioni tjetėr).

12. Pėr ēdo zbritje tė notės sė sjelljes, ose vėrejtjeve tė dhėna, duhet tė njoftohen prindėrit, drejtoria dhe psikologu apo zyrtari i DKASH.

13. Kujdestari i klasės e ka pėr obligim qė ti identifikojė dhe evidentojė nxėnėsit qė e dėmtojnė inventarin e shkollės dhe ata ti paraqesė te drejtori i shkollės.

14. Kujdestari i klasės po ashtu ka pėr obligim qė tė angazhohet dhe tė ndėrmjetėsojė nė zgjidhjen e problemeve, nė mes tė dy nxėnėsve, grupeve tė nxėnėsve, nxėnėsve dhe kolegėve, etj...

15. Kujdestari i klasės nuk guxon tė lejojė qė tė vijoj mėsimin nė klasėn e tij njė nxėnės qė nuk ėshtė i regjistruar nė atė klasė, pra nuk e ka fituar statusin e nxėnėsit tė rregullt.

16. Kujdestari i klasės e ka pėr obligim qė ti kėshillojė nxėnėsit lidhur me ruajtjen e inventarit dhe pronės shkollore, si dhe kryerjen e disa obligimeve tjera tė nxėnėsit qė dalin nga rregulloret e shkollės, DKASH dhe MASHT.

17. Kujdestari i klasės nuk ka tė drejtė tė organizojė shėtitje ose ekskursione nė kundėrshtim me Udhėzimin Administrativ mbi ekskursionet dhe pa lejen e prindėrve, drejtorit tė shkollės, DKASH dhe MASHT.

18. Orėt e kujdestarisė duhet tė trajtohen si orė mėsimi tė rregullt, nė kuadėr tė 40 orėve javore tė punės sė arsimtarit.

19. Ora e kujdestarisė duhet tė shėnohet nė ditar sipas planit tė punės sė kujdestarit tė klasės.

 

SI DO TA BĖJ VLERĖSIMIN E DITURIVE TĖ NXĖNĖSVE!


Vlerėsimi sipas aktivitetit

Nė radhė tė parė, arsimtari duhet tė pranojė nxėnėsin si partner tė bashkėbisedimit. Prandaj, duke provuar qė nxėnėsin ta kyēė nė bashkėbisedim gjatė procesit tė shpjegimit, njėkohėsisht do ta ēmojė sa ėshtė nė gjendje tė pėrvetėsojė njėsinė mėsimore tė shpjeguar. Kėsisoj nxėnėsi do tė jetė vazhdimisht aktiv nė nxjerrjen e pėrfundimeve pėr ligjshmėritė sė 217 bashku me arsimtarin. Nxėnėsit e ndryshėm pėr tė njėjtėn problematikė mund tė arrijnė nė pėrfundime tė ndryshme. Ky aktivitet i tyre pėr arritje

deri te konkludimet sė bashku me arsimtarin apo edhe nė mėnyrė tė pavarur duhet tė merret si parametėr i vlerėsimit tė diturisė.

Vlerėsimi me gojė

Ka nxėnės tė tillė qė janė mjaft tė pėrgatitur, por tė tėrhequr, jo aq aktivė dhe nuk marrin pjesė nė bashkėbisedim. Pėr kėtė arsye arsimtari duhet kėta nxėnės t’i thėrresė dhe t’i pyesė nė mėnyrė klasike, qė tė kuptojė nivelin e arritshmerisė sė tyre. Edhe kjo mėnyrė realizohet nė formė bashkėbisedimi dhe nuk duhet t’i nėnshtrohet e tėrė klasa.

Vlerėsimi nga zgjidhja e detyrave nė klasė

Gjatė zgjidhjes sė detyrave numerike tė parapara me program nė orėt e ushtrimeve disa nxėnės janė vazhdimisht aktivė dhe kyēen nė zgjidhjen e tyre nė tabelė ose nė fletore. Ky aktivitet duhet tė merret si parameter pėr vlerėsim tė diturisė.

Provimi me shkrim

Nga fundi i ēdo gjysėmvjetori parashikohet tė mbahet nga njė provim me shkrim, nė tė cilėn do tė jepen detyra dhe probleme tė cilat nxėnėsi do tė mundohet t’i zgjidhė. Arsimtari do tė japė detyra tė zgjidhura, por edhe tė pazgjidhura, tė cilat janė pėrpunuar apo nuk janė pėrpunuar mė parė nė orėt e ushtrimeve. Qėllimi i paraqitjes sė detyrave tė pazgjidhura nė provim me shkrim qėndron nė vlerėsimin e aftėsive kreative tė nxėnėsve, sepse pikėrisht nga ecuria e zgjidhjes sė kėtyre detyrave vlerėsohet mėnyra e tė menduarit tė tyre.

Vlerėsimi me anė tė testeve

Mėnyra e vlerėsimit tė njohurive tė nxėnėsve tė tėrė klasės me teste tė pyetjeve arsimtarit i ofron njė pasqyrė pėr nivelin e zotėrimit tė lėndės mėsimore. Kjo metodė do tė jetė aq mė e saktė sa mė tepėr kohė qė arsimtari do t’i kushtojė mėnyrės sė pėrpilimit tė testeve, duke pasur para 218 sysh kriteret e hartimit tė testeve sipas taksonomisė sė Blumit tė cilat janė: niveli i njohjes (kognitiv), kuptimi, zbatimi, analiza dhe sinteza . Nė ēdonjėrin gjysėmvjetor pėrpilohet nga njė test me qėllim qė arsimtari tė krijojė njė pėrfytyrim pėr dituritė e pėrvetėsuara.

Aktiviteti nė laboratorin e shkollės

Nė ato shkolla ku ekziston kabineti i fizikės, arsimtari sipas programit do tė demonstrojė ose do tė kryejė ndonjė matje tė ndonjė madhėsie ose dukurie fizike. Pikėrisht gjatė kėtij angazhimi tė arsimtarit disa nxėnės nga kureshtja do tė jenė mė aktivė se tė tjerėt. Ata do t’i ndihmojnė arsimtarit nė procesin e demonstrimit apo tė matjes, apo do ta kryejnė nė mėnyrė tė pavarur, ashtu qė ky aktivitet merret si njė nga parametrat pėr vlerėsimin e diturive tė tyre.

Puna e pavarur praktike

Vlerėsimi i diturive tė nxėnėsve kryhet edhe nga ndjekja e aktivitetit tė tyre nė punė praktike individuale dhe nė grupe. Nxėnėsit do tė marrin nga arsimtari detyra konkrete tė cilat do t’i realizojnė nė mėnyrė praktike, p. sh. ndėrtimi i njė elektromagneti, elektromotori, periskopi etj.

Prof. Kujtim Baraliu_Prizren 2008

evaluation.jpg
dscn0034.jpg

PROJEKTET SHKOLLORE 2012-2013