NJĖ KARRIERĖ SI PROFESOR I FIZIKĖS NĖ GJIMNAZ

BALLINA
PROFESORĖT
LĖNDĖT MĖSIMORE
VLERĖSIMI
PUNA SHKENCORE
SHKENCAT E SAKTA
NDĖR-LIDHJET
KONTAKTET
dsc_5329.jpg

NJĖ KARRIERĖ SI PROFESOR I FIZIKĖS NĖ GJIMNAZ!

Pėrfitimi qė keni si Fizikan

Tė jesh mėsimdhėnės i fizikės nė gjimnaz, mund tė jetė njė eksperiencė shumė e mirė pėr ēdokėnd. Profesorėt e fizikės nė gjimnaz, shpesh punojnė me nxėnėsit mė tė mirė dhe me nxėnėsit tė cilėt kanė njė motiv shumė tė lartė pėr shkollim, tė cilėt mbarojnė shkollat e mesme tė cikleve tė ulėta nė vendin tonė. Unė si fizikan qė kam punuar me vite nė gjimnazin e Prizrenit, dhe jam munduar qė nxėnėsve tė mi, tu shpjegoj fizikėn qė nga ajo elementare, teorike (matematikore), eksperimentale, e deri te fizika moderne e kohės sė sotme, ndėrsa shpesh kam kaluar kohė tė tėra duke ju sqaruar nxėnėsve tė arriturat e fizikės apo edhe mrekullitė e pafundme tė universit fizik.

Modeli i njė fizikani serioz i cili ka njohuri tė mjaftueshme pėr fizikėn, dhe i cili nuk i ka mbaruar studimet me sugjerime apo preferenca siē po ndodh nė shoqėritė nė ndryshim, e sheh fizikėn si njė shkencė fundamentale e cila ju prinė zbulimeve dhe shpikjeve shkencore. Fizika gjatė historisė sė shkencės humane, gjithmonė ka qenė prijėse e zbulimeve tė mėdha shkencore tė cilat e kanė bėrė jetėn e njeriut tė sotėm shumė mė tė lehtė dhe mė interesante. Tė gjitha zbatimet teknologjike tė shkencės sė kohės moderne qė po i  pėrjetojmė sot, i kanė dhėnė shtytje zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore dhe janė tė bazuara gati tėrėsisht nė ligjet e shkencės sė fizikės. Biologjia, Kimia, Shkencat mjedisore, Shkencat teknike, Shkencat pėr studimin e Tokės dhe hapėsirės janė tė bazuara nė fizikė.

Duke inspiruar tė rinjtė dhe duke i pėrgatitur shkencėtarėt e ardhshėm tė shkencave tė sakta, njė profesor i gjimnazit, patjetėr duhet tė jetė nė gjendje qė me shpjegimin e tij, tė ‘’prek tė ardhmen’’ e shkencės, gjė tė cilėn sot pak kush mund ta bėjė qė nuk ėshtė fizikan.

Edhe nė kohėn e sotme, kur ėshtė shumė vėshtirė tė gjesh punė, nėse jeni fizikan i kualifikuar, mund tė vini deri te puna fare lehtė dhe pa kurrfarė problemi, pėr shkak se profesorėt e fizikės sot janė shumė tė kėrkuar, e kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen. Gjetja e njė pune tė kėnaqshme, zhdėrvjelltėsia nė zgjidhen e shumė problemeve shkencore dhe teknike, dhe afinitete tjera tė kėsaj natyre, bėjnė qė njė fizikan i kompletuar tė fitojė shumė para, tė ketė njė pagė tė mirė, dhe kjo ėshtė shumė e mundshme dhe reale.

Kush mund tė bėhet Fizikan?

Nė vendet e zhvilluara jo gjithkush ‘’e ka nderin’’ tė bėhet fizikan, edhe pse te ne ndodh qė fizikani tė ketė njohuri shumė tė kufizuara! Mirėpo sot, tė bėhesh fizikan i vėrtetė ėshtė punė e zorshme, dhe jo gjithkush mundė ti pėrballojė njė procesi tė tillė tė ngritjes intelektuale deri te formimi si fizikan enciklopedik. Pa aftėsi solide intelektuale, vendosmėri tė madhe pėr tė arritur rezultate, si dhe vetėbesim nė aftėsitė tuaja zor se mund tė bėhesh fizikan.

Njė person i cili vėrtetė donė tė bėhet fizikan, duhet tė ketė njė interesim maksimal pėr shkencėn nė tėrėsi dhe nuk duhet tė jetė i kufizuar nga njohuritė e pėrgjithshme, si dhe duhet tė ketė njė pasion tė veēantė pėr fizikėn nė veēanti. Fizikani duhet tė ketė njė natyrė kureshtare (kurioze) pėr ēdo gjė, si dhe duhet tė ketė veti kreative (krijuese).

Tė jesh fizikan d.m.th., tė shohėsh ligjet e fizikės duke operuar (vepruar) kudo qė shikon pėrskaj teje.

Fizikani si person kėnaqet kur ėshtė nė prani tė njerėzve intelektual. Ėshtė e vėrtetė se fizikanėt kanė njė veti qė duan tė jenė nė mesin e tjerėve, dhe shpesh ata janė tė konsumuar nga dėshira qė tė bartin dashurinė e tyre pėr shkencėn edhe tek tė tjerėt. Ata shpesh digjen nga vullneti i zjarrtė pėr tė ndikuar te nxėnėsit apo studentėt e tyre, si dhe te njerėzit tjerė pėrreth, qė tė merren me probleme shkencore.

Si tė bėjmė njė zgjidhje tė drejtė nė karrierėn tone?

Si mundet dikush tė vijė deri te vendimi pėr tė studiuar apo jo fizikėn, pėr tu bėrė fizikan studiues, apo profesor i fizikės nė gjimnaz apo fakultet? Pėrgjigja ėshtė shumė e thjeshtė ‘’Mėsoni nga suksesi i tjerėve’’, por si sistem reference tė merren vendet perėndimore ( mos i merrni si mostėr ‘’fizikanėt gjysmak’’, apo ata qė i kanė mbaruar studimet me pėrkrahje, sugjerime apo preferenca jo-legjitime). Njė sugjerim pėr nxėnės: Bisedoni me prindėrit tuaj, profesorin tuaj tė preferuar tė fizikės apo me kujdestarin tuaj tė klasės, apo me dikė qė vėrtet ju donė tė mirėn. Ata besoj se do tė kenė ndonjė ide pėr tė ju kėshilluar nė lidhje me interesimin tuaj, duke pas parasysh aftėsitė tuaja, dhe kjo mund tė ju ndihmoj juve pėr tė gjetur njė zgjidhje tė drejtė pėr karrierėn tuaj tė ardhshme intelektuale.

Pėr tė bėrė zgjidhjen e duhur tė profesionit dhe karrierės tuaj tė ardhshme, kėrkoni ēelėsin e eksperiencės suaj dhe aftėsive qė ju posedoni. Shikoni se cilėt janė njerėzit qė ju admironi mė sė shumti, a janė ata profesorė, shkencėtarė, mjek, tregtarė, ushtarak, apo profesione tjera. Pėrcaktohuni pėr subjektin qė ju gjeni interesimin tuaj mė tė madh. Analizoni se cilat lėndė ju kanė pėlqyer mė shumė gjatė mėsimeve nė gjimnaz, ku keni treguar njohuri mė shumė, cila lėndė ju ka pėlqyer mė shumė, etj.

Pėrgjigja nė kėtė pyetje, do ju ndihmojė shumė nė marrjen e njė vendimi tė menēur dhe do tė bėjė qė nė tė ardhmen tė ju shpaguhet mundi i zgjidhjes qė keni bėrė pėr karrierėn tuaj tė mėvonshme.

Nėse pėrgjigja e juaj ėshtė ‘’po mė pėlqen fizika’’, atėherė ju keni bėrė zgjidhjen e duhur dhe tė menēur e cila do tė shpie kah sukseset e reja nė karrierėn tuaj.

                                                   Kujtim Baraliu_Profesor i Fizikės_Prizren

FIZIKAN TĖ FAMSHĖMMendja e tė cilėve ndryshoj botėn, apo njerėz me idetė e tė cilėve u zbulua e vėrteta mbi natyrėn dhe ligjet e saj! Falė trurit tė mprehtė tė tyre, kemi arritur kėtė nivel zhvillimi!

Pėr mė tepėr, kliko kėtu:

http://cnr2.kent.edu/~manley/physicists.html


RAPORTE PĖR MENAXHIM TĖ PROCESIT MĖSIMOR

SHKOLLA JONĖ NDODHET NĖ RRUGĖN ''KOMANDANT KUMANOVA'' PN.PRIZREN - REP.KOSOVĖS.

PROJEKTET SHKOLLORE 2012-2013